
Në vazhdën e aktiviteteve të kryetarit të komunës së Tearcës, Nuhi Neziri sot ka pritur në takim përfaqësues të shoqatës “Renesansa” me të cilët diskutuan rreth mundësive “Përforcimi i aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë dhe gratë përmes partneriteteve lokale në kuadër të “Platforma për Investime në Komunitet” i mbështetur nga Fondacioni “Albiz” financuar nga Bashkimi Evropian që realizohet nga shoqata “Renesansa” e cila tashmë ka nisur takimet dhe vizitat në disa institucione, shkruan Top24.
“Unë jam i gatshëm për të ndihmuar në këtë drejtim dhe shpresojmë në një bashkëpunim afatgjatë”, – u shpreh Neziri në takimin me përfaqësues të shoqatës “Renesansa”.
Përfaqësues të shoqatës “Renesansa” shprehën “falënderim për kryetarin Nuhi Neziri për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të mbështetur projektet që janë në funksion të ndërtimit dhe përforcimit të kapaciteteve tek sipërmarrësit e rinj dhe rinisë në përgjithësi.”



