LajmeMaqedoni

Kryetari i Haraçinës dhe ai i Likovës i reagojnë Limanit: Kushtëzimi i çerdheve me kërkim falje, abuzim flagrant me detyrën zyrtare

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi dhe ai i Likovës, Erkan Arifi i kanë reaguar ministrit Fatmir Limani pasi ky i fundit tha se, po pret falje publike nga kryetarët e komunave e më pas do të hapen çerdhet. Kryetarët e komunave thane se, dënojnë deklaratën e Limanit që ka kushtëzuar hapjen e çerdheve publike me një kërkim-falje publike ndaj tij. Ata thonë se veprimi I ministrit është abuzim flagrant me detyrën zyrtare ndërkohë që i bënë thirrje Prokurorisë Publike që të veprojë, ndërsa tutje njoftuan se, po shqyrtojmë ngritjen e padive penale ndaj ministrit.

 

“Prokuroria të vepron!

Ne, kryetarët e komunave të Haraçinës dhe Likovës, dënojmë ashpër deklaratën e Ministrit të për punë dhe politikë sociale, i cili ka kushtëzuar hapjen e çerdheve publike në komunat tona me një kërkim-falje publike ndaj tij.

 

Ky veprim përbën abuzim flagrant me detyrën zyrtare dhe tregon qartë qëllimet e tij për të vendosur interesa personale dhe politike mbi mirëqenien e fëmijëve tanë. Refuzimi për të firmosur hapjen e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë është një akt diskriminues dhe i papranueshëm, që pengon të drejtën e qytetarëve për akses në shërbime publike thelbësore.

Ky veprim është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe etikën që duhet të udhëheqë punën e një zyrtari publik.

 

Në këtë drejtim, ne bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmarrë veprime dhe të hetojë këtë abuzim të hapur të pozitës zyrtare.

Gjithashtu, ne po shqyrtojmë ngritjen e padive penale ndaj Ministrit për shkelje të detyrës zyrtare dhe pengim të ushtrimit të funksioneve institucionale në shërbim të qytetarëve.

 

Fëmijët tanë dhe familjet e komunave të Haraçinës dhe Likovës nuk duhet të jenë viktima të lojërave politike apo të kapriçove personale të askujt.

 

Ne do të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë me çdo mjet ligjor dhe do të vazhdojmë të luftojmë për mirëqenien dhe interesat e tyre”, thuhet në reagimin e kryetarëve të komunave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close