LajmeMaqedoni

Kryetari i forumit rinor të LB: Suksesi ka emër, të mirat për shqiptarë do të shtohen

Pas publikimit në media se drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut ka vërshuar drejtorinë që drejton me punësimin e 110 shqiptarëve brenda një periudhe kaq të shkurtër ka bërë që kryetari i kryetari i Forumit Rinorë të Lëvizjes Besa, Albi Qamili përmes një postimi në profilin e tij në FB të mburet për punën që po bë subjekti i tij dhe rëndësinë që kanë rë rinjtë në këtë subjekt. Sipas Qamilit Lëvizja Besa që nga themelimi i saj ka pasur për qëllim mbështetjen e rinisë, integrimin në institucionet e sistemit si dhe mbështetjen e pa rezervë. Qamili më tej për TOP24 shton se ky është dallimi mes Lëvizjes e cila po ritet çdo ditë dhe të tjerëve që rininë e kanë haruar si kategori shoqërore. Ky është vetëm fillimi i punëve të mira që Lëvizja po bën ndërsa shton se të mirat për shqiptarët veç po shtohen me Lëvizjen Besa, shkruan TOP24.

 

://

Related Articles

Back to top button
Close
Close