
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së djeshme ka shëtitur me kandidatët për kryetar komune në Çarshinë e Shkupit.
Ahmeti së bashku me të gjithë kandidatët për kryetar komune në Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit si dhe Esnafin e Çarshisë, kanë shëtitur nëpër Çarshinë e Shkupit duke parë nga afër shitësit dhe vizitorët si dhe duke bërë lëvizjen e parë vetëm pak ditë para fillimit të fushatës.



