
Kryetari i Komunë së Tetovës Bilall Kasami bashkë me përfaqësuesit e NPK, kandidatët për deputetë, aktivistë dhe aktiviste sot pastruan dhe kositën barin tek Parku i Gruas në Tetovë.
“Tetovën e gjetëm nën gërmadha, me gropa, pa rrugë e pa bulevarde.
Sot, për çdo ditë po shndërrohet në qytet europian. Me rrugë e rrugica të asfaltuara, me bulevarde të reja që lehtësojnë qarkullimin e qytetatëve dhe kaosin në qytet. Në Tetovë, sot investohet më shumë se kurrë në ekologji, mirëmbajtjen dhe ndërtimin e parqeve të reja.
Nga LB shtojnë se puna dhe investimet për qytet më të pastër janë një nga prioritetet tona kryesore dhe këtë e dëshmojnë me punëne vazhdueshme.



