
Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka pritur në takim zv/ministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, znj. Aleksandra Papadopolu, me të cilën folën gjithashtu për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërsa e falënderoi Athinën zyrtare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit pas anëtarësimit tonë në NATO, shkruan Top24
Shkëmbyem mendime për forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut dypalësh. Folëm gjithashtu për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërsa e falënderova Athinën zyrtare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit pas anëtarësimit tonë në NATO.



