BotaLajme

Kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni bën thirrje për një Samit urgjent SHBA-Evropë pas asaj çfarë ndodhi mes Trump e Zelenski

Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni bëri thirrje sot për një samit urgjent në të cilin do të marrin pjesë SHBA-ja, Evropa dhe aleatët, duke theksuar se ndarjet po e bëjnë Perëndimin “më të dobët”, pas debatit të ashpër të djeshëm mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe atij ukrainas Volodimir Zelenski.

“Nevojitet një samit urgjent midis SHBA-së, shteteve evropiane dhe aleatëve që sinqerisht të bisedojmë se si synojmë të përballemi  me sfidat e mëdha të sotme, duke filluar me Ukrainën, të cilën e kemi mbrojtur së bashku vitet e fundit”, tha Meloni.

Ajo shtoi se Italia do t’ua dërgojë partnerëve të saj propozimin për mbajtjen e një samiti në orët e ardhshme, ka raportuar agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close