BotaLajmeTopLajm

Kryeministri pakistanez përkrah Iranin: Akti izraelit, i papërgjegjshëm

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sherif, i quajti sulmet izraelite një akt “i rëndë dhe tmerrësisht i papërgjegjshëm” që rrezikon më tej destabilizimin e një rajoni të dhunshëm.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të parandaluar çdo  përshkallëzim që mund të kërcënojë paqen rajonale dhe botërore.

“I shpreh ngushëllimet e mia më të thella popullit iranian për humbjet e jetëve nga ky sulm”, shkroi ai në rrjetin X.

Pakistani nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Ministri i Jashtëm, Ishaq Dar, tha se një njësi emergjence dhe menaxhimi krize është e disponueshme për të ndihmuar nënshtetasit pakistanezë në Iran./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close