MaqedoniTopLajm

Kryeministri në RMV do jetë shqiptar nē fund të mandatit shprehet Artan Grubi!

Artan Grubi thotë se shqiptarët janë një element vendimtar në qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe është i bindur se 100 ditët e fundit të qeverisjes aktuale, Kryeministri do të jetë shqiptar. Në një intervistë për “Opinion”, zv/kryeministri i parë i RMV shprehu bindjen se në të ardhmen vendi do të ketë një kryeministër shqiptar me mandat më të gjatë, ndërsa nuk e përjashtoi edhe mundësinë që ky shtet të ketë edhe një president shqiptar.

Zoti Zoran Zaev si kryeministër i mandatuar doli pres konferencë bashkë me Ali Ahmetin dhe premtoi që në 100 ditët e fundit të kësaj qeverisjeje, kryeministri do të jetë i propozuar nga Ahmeti dhe do të jetë një shqiptar. Kryeministër me të drejta të plota politike…”

Jeni të bindur që në fund të mandatit, kryeministri do të jetë shqiptar?

“Absolutisht. Dhe në këtë mandat do jetë 100 ditë, në mandatin e ardhshëm do të jetë 2 vjet, shpresoj në mandatin e tretë edhe 4 vjet, me mandat të plotë për të qeverisur”.

Po një president shqiptar?

“Do vijë dita edhe për president shqiptar, për arsye se imponuam tezën e presidentit konsensual, e një presidenti që është kandidat edhe i shqiptarëve, edhe i maqedonasve, siç është Pendarovski sot”.

Grubi hodhi poshtë zërat se brenda BDI-së ka probleme.

“Brenda BDI ka dialog, ka demokraci, ka debat të brendshëm, dialog normal, shumë demokratike dhe të gjithë jemi të rreshtuar si fishek në gjerdan pas Ali Ahmetit”, tha Grubi./tvklan.al përcjell Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close