LajmeRajonTopLajm

Kryeministri Kurti nuk shkoi në ceremonitë përkujtimore të presidentit Rugova

Kryeministri Albin Kurti, këtë vit ka munguar në ceremonitë përkujtimore dedikuar presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, një figurë simbolike unitetit kombëtar.

Mungesa e tij në ceremonitë përkujtimore të organizuara për sot, ishte e vërejtshme për dallim nga pjesëmarrja e tij në vitet e kaluara, transmeton klankosova.tv.

Vitin e kaluar, kryeministri Kurti, pati bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, ndërsa në një fjalë rasti të tij, ai shprehej se Rugovën e kujtojnë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjen së Kosovës.

Nga ngjarjet të cilat ka ndjekur Klan Kosova, ai nuk u pa në asnjërën prej organizimeve të sotme dedikuar presidentit i cili u nda nga jeta në vitin 2006.

Related Articles

Back to top button
Close
Close