LajmeRajonTopLajm

KRYEMINISTRI HOTI REAGON PAS HYRJES SË XHANDARMËRISË SERBE NË KARAÇEVË

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas hyrjes së xhandarmerisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, duke thënë qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve.

Hoti ka shkruar në Facebook se lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.RTK

“Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, ka shkruar ai.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close