BotaLajme

KRYEMINISTRI ARMEN KËRKON PËRKRAHJE NGA MBËSHTETËSIT E TIJ KUNDËR USHTRISË

“Së pari, si pjesëmarrës në një asamble civile paqësore, në Sheshin e Republikës unë dua të bëj thirrje për qetësi, nuk dua të ndërmarr një veprim vendimtar dhe të ashpër”, tha Pashinyan.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan bëri thirrje për përkrahje nga mbështetësit e tij kundër ushtrisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pashinyan foli në një transmetim të drejtpërdrejt në Facebook pas thirrjes së ushtrisë armene për dorëheqjen e tij.

Ai theksoi se mbrojtja e fuqisë civile të njerëzve është çështja më e rëndësishme për momentin. Pashinyan, atë që ndodhi e përshkroi si një “përpjekje për grusht shteti ushtarak”.

Duke thirrur mbështetësit e tij në rrugë, Pashinyan gjatë fjalimit tha: “Unë ju ftoj të gjithëve në Sheshin e Republikës të flasim për atë se ç’farë do të bëjmë dhe për të diskutuar një sërë çështjesh urgjente”, tha ai.

“Së pari, si pjesëmarrës në një asamble civile paqësore, në Sheshin e Republikës unë dua të bëj thirrje për qetësi, nuk dua të ndërmarr një veprim vendimtar dhe të ashpër”, deklaroi kryeministri armen.

Ai tha se dëshironte t’i ftonte ushtarët të kryenin detyrat e tyre mbrojtëse në Republikën e Armenisë dhe që gjithçka të jetë nën kontroll.

Pashinyan tha se është e papranueshme që Forcat e Armatosura dhe ushtria të marrin pjesë në politikë dhe të bëjnë vlerësime politike. “Ne nuk po flasim për të gjithë ushtarët tanë, shumica e tyre thjesht ndoqën urdhrat e eprorëve të tyre”, tha ai.

Ai tha se mori të gjithë përgjegjësinë për atë që ndodhi. “Unë u përpoqa t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve vetë. Por, për fat të keq, ne kemi arritur në një fazë ku nuk mund të shmangim pyetjet për disa zyrtarë të lartë të ushtrisë. Disa gjeneralë të nderuar nuk janë të kënaqur me pyetjet tona, publikut, autoritetet civile dhe të qeverisë në lidhje me disa ngjarje”, tha Pashinyan.

Duke shprehur shpresën e tij se kjo situatë do të kapërcehet, Pashinyan më tej tha se së shpejti do të emërohet shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Armene.

Related Articles

Back to top button
Close
Close