LajmeRajon

Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, nën hetim për tri vepra penale

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, detyrim paraqitje.

Kryemadhi po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.

Ndërkohë pritet që Ish-presidenti Ilir Meta do ta dorëzojë këtë të hënë ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.

Ndërkohë, u zëvendësua masa e sigurimit personal ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ndërkohë për Presidentin e PL-së, Ilir Meta Gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg dhe aktualisht ndodhet në burgun “313”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close