LajmeSport

Kroacia mposht në shtesë Holandën, ballkanasit në finalen e Nations League

Kroacia prek finalen e Nations League me kombëtaren ballkanase mposhti në kohën shtesë me shifrat 2-4, Holandën. Edhe pse luanin në shtëpi, holandezët nuk mundën të festonin përballë publikut të tyre me kroatët që në fushë shfaqën një dëshirë më të madhe për triumf.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, ishin “Tulipanët” që kaluan të parët në avantazh me anë të Maalen në minutën e 34-të.

Kur pritej një reagim i Holandës, miqtë shënuan sërish duke marrë avantazhin në të 72-tën me anë të Pasalic që në brendësi të zonës nuk gaboi. Në minutat e mbetura, Holanda u hodh e gjitha në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe në fakt ia doli kur shënoi në minutën e 97-të me anë të Lang.

Në këtë formë, sfida shkoi në shtesë, aty ku në minutën e 100-të, Kroacia u rikthye sërish në avantazh. Ai që shënoi ishte Petkovic me një goditje preçize nga distanca. Në minutën e 116-të, Malacia gaboi dhe shkaktoi një penallti pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Petkovic.

Nga pika e bardhë, Luka Modric nuk gaboi dhe shënoi golin e katërt dhe atë që mbylli përfundimisht ndeshjen me rezultatin 2-4. Tashmë, në finalen e së dielës mbrëma, ballkanasit presin fituesin e çiftit Spanjë-Itali.

Holandë-Kroaci 2-4

Lojtës Videosh

00:00
00:30
Lojtës Videosh

00:00
00:13
Lojtës Videosh

00:00
00:14
Lojtës Videosh

00:00
00:14
Lojtës Videosh

00:00
00:25
Lojtës Videosh

00:00
00:19
Lojtës Videosh

00:00
00:11
Lojtës Videosh

00:00

Related Articles

Back to top button
Close
Close