BotaLajmeTopLajm

Kreu i BioNTech, optimist mbi vaksinimin, Sahin: “Mund të vaksinojmë 70% të gjermanëve deri në fund të Verës”

Themeluesi i BioNTech, Ugur Sahin, që së bashku me Pfizer kanë zhvilluar një nga vaksinat e para të mirautara për përdorim, është optimist se virusi do të jetë nën kontroll në shumicën e vendeve europiane deri në fund të Verës, pavarësisht shpërndarjes së ngadaltë.  Në Gjermani, pronarët e dyqaneve të mbyllura dhe pushuesit po bëhen gjithnjë e më të paduruar nga masat e karantinës. Rreth 20,000 njerëz protestuan kundër masave në qytetin qendror të Kassel në fundjavë.

Qeveritë europiane po përballen me kritika mbi fushatat e ngadalta të vaksinimit, ndërkohë që problemet me furnizimin e kanë lënë kontinentin shumë pas vendeve të tjera si Izraeli, Britania dhe SHBA.  Megjithatë, themeluesi i BioNTech, Ugur Sahin, tha se është optimist që problemet do të jenë të përkohshme, duke shtuar se është e mundur që 70% e gjermanëve  do të vaksinohen deri në fund të Shtatorit.

“Në shumë vende europiane dhe SHBA, me shumë mundësi nuk do na nevojiten masat e karantinës deri në fund të Verë”- tha ai për Welt am Sonntag.   Rreth 9% e popullsisë gjermane ka marrë të paktën 1 vaksinë, ndërkohë që Britania kaloi kufirin e 50% të popullsisë së rritur.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close