
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, nuk nënshkruan asnjë marrëveshje gjatë takimit të tyre të mërkurën, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, raporton CNN.
Duke iu përgjigjur spekulimeve gjatë një telefonate të rregullt me gazetarët, Peskov tha: “Nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje as për këtë dhe as për ndonjë temë tjetër”.
“Nuk kishte plane të tilla”, shtoi ai, duke i bërë jehonë vërejtjeve të mëparshme të Kremlinit.
Përpara samitit, zyrtarët amerikanë paralajmëruan se Uashingtoni “nuk do të hezitojë të vendosë sanksione” nëse takimi midis Putinit dhe Kimit do të rezultonte në transferime armësh midis dy vendeve.
Të dy udhëheqësit folën për gjithsej pesë orë të mërkurën. Putini i përshkroi bisedimet si “shumë produktive”, por ajo që saktësisht u diskutua — ose potencialisht u ra dakord — nuk është bërë ende e qartë.



