LajmeRajon

Krasniqi: Vendimi për KPK-në dëshmoi se PDK-ja mbron interesat e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial.

Ai ka thënë se partia e tij me këtë ka dëshmuar se u shërben qytetarëve dhe se mbron interesat e shtetit, raporton Zeri.info.

“Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojmë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit”, shkroi ai në Facebook.

Krasniqi ka thënë se njejtë do të veprojnë edhe në raste të tjera që kanë për qëllim kapjen e institucioneve shtetërore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close