LajmeMaqedoniTopLajm

Krahasoni BDI-në e së ardhmes dhe BDI-në e së kaluarës!

Bashkimi Demokratik për Integrim është pjesë e qevrisë që nga viti 2002 dei më sot kur po bëjmë këtë krahasim mes funskionerëve ndër vite të kësaj partie. I pakontestueshëm dhe i pamposhtur në çdo cikël zgjedhorë kreu i kësaj partie Ali Ahmeti tani ndodhet përballë një sfide përballë atyre që me vite i kultivoi dhe ju dha pushtet.

Misioni i BDI-së mbetet i pa ndryshuar edhe përkundër ndryshimit të gjeneratave, e shkuara dhe e tashmja e kësaj partie janë për BE dhe NATO. Ahmeti në saje të vizionit të tij për të ardhmen bart këtë peshë të madhe në përpjekjet për ta transformuar partinë në kohën e duhur, momentin e duhur dhe kjo kërkon ta mbash me vete edhe peshoren e madhe midis brezash politikanësh që kanë ikur dhe ata që janë. Ahmeti i ndodhur mes atyre që bartën funksione dhe lanë rrugëve mijra adminisrator dhe mes atyre që ndonëse veprojnë në kohë tjetër por sërish është aftësia e tyre për të drejtuar institucione dhe të kenë peshën e tyre në vendimmarrje.
Këtu është dallimi që nuk përpihet dhe herë pas here shfaqen konfliktet e brendshme shpesh të panevojshme sepse si në jetë poashtu edhe në politikë ka kohë që ikë dhe një tjetër që vjen për dikë tjetër, ndërsa politika ka tretur shumë politikan madje edhe të tillë si Adem Demaçi. Arben Xhaferi madje edhe këta që nuk e përbijnë faktin që gjeneratat ecin ngadalë…

Brezi i ri i politikanëve janë të një niveli tjetër , janë figura të paktën jo të konsumuara ,që mbështesin vizionin e liderit të tyre të pakontestueshëm që ka ditur gjithnjë të bëjë përzgjedhjen duke u dhënë funksioneve njerëz dhe jo njerëzve funksione, pra ka dektuar në kohën e duhur veprimin e duhur.

Edhe të parët por edhe të dytët kanë kaluar në sitën e liderit që nuk ka gabuar kurrë me përzgjedhjen, përndryshe nuk do ishte fitues i pakontestueshëm në secilin cikël zgjedhorë.
Janë të shkolluar ndryshe, pa ideologji,  pa njolla ,dhe me vizion të qartë për punën dhe veprimin e tyre politik Kjo është garnitura e politikanëve të rinj që drejtojnë me aq sukses në punën që u kërkohet.

Të etur për pushtetin e munguar dhe për hijen që ika kapluar nga gjeneratat e reja energjike, plot elan dhe vizion për punën dhe të ardhmen, BDI po tundet mes ish funksionerëve dhe he atyre aktualë në një betejë për të pushtuar më shumë postet se sa vlerat.Këto të fundit anojnë më shumë në peshoren e funksionarëve aktualë të cilët akoma nuk kanë harxhuar kartën e kredibilitetit të tyre dhe janë anketat ato që bëhen nga institucione relevante që e dëshmojnë punën dhe aktivitetin e tyre politik .

Sikur po të ishte histeri e mllefit apo frustimit të momentit caktuar do të kuptohej si veprim emocional, por vazhdimësia e kësaj dhe akuzave të vazhdueshme kërkoi një përgjigje. Pa dyshim përgjigja më e saktë dhe më e duhur është sondazhi i fundit i Institutit Republikan Amerikan (IRI) thonë se ministrat nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) kanë performancë të jashtëzakonshme në punën që po bëjnë në këtë përbërje qeveritare.

Ali Ahmeti është momenti kur duhet të mer në duart e tij, veprimin e duhur në momentin e duhur për të mos lejuar përbaltjen e punës së subjektit të tij nga ana e atyre që përfituan gjithçka nga foleja e BDI-së.

E shkuara politike dihet .Shumë protagonistë të politikës e humbin të drejtën për të qenë pjesë e saj , për shkak se ata ishin dhe pyetjen e vetme që duhet drejtuar vetes është se përse nuk janë më dhe rikthimi i tyre sado që të jetë një përpjekje e skajshme e tyre është thuajse e pamundur sepse nuk është se këtu nuk i do kush në parti, por sepse kanë hmbur mbështetjen në elektorat.

Derisa për BDI-në aktuale dhe të së ardhmes njëkohësisht e dëshmojnë anketat prestigjioze për fushëveprimin e tyre politik dhe performancën e jashtëzakonshme të tyre, mbështetjen e vizionit të Ali Ahmetit, në rrugen e BE -së, në miqësinë e Tiranës e Prishtinës, në vëllazërinë e Ramës dhe Kurtit. për BDI-në e së kaluarës mendoni vet!

Related Articles

Back to top button
Close
Close