LajmeMaqedoniTopLajm

KQ i VMRO–DPMNE mbajti mbledhje: Shkarkohen dy funksionarë

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së dje mbajti mbledhje në të cilën ishin miratuar shumë vendime të rëndësishme në lidhje me përgatitjet për Kongresin e ardhshëm të rregullt të partisë, të caktuar për 6 dhjetor në Kavadar.

“U mor vendim për zgjedhjen e delegatëve që do të marrin pjesë dhe do të vendosin në Kongres. Mbi 800 delegatë do të marrin pjesë në Kongres, ndërsa sekretari i përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski u autorizua të përcaktojë listën përfundimtare të delegatëve në përputhje me statutin e VMRO-DPMNE-së. Gjithashtu u formua këshill organizativ për përgatitjen e Kongresit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Në Komitetin Qendror ishte marrë vendim për shkarkimin e Ilia Stoilev nga vendi kryetar i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE Sveti Nikollë, pas rastit me keqpërdorimin e mjeteve në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Gjithashtu u mor vendim për shkarkimin e Goce Stoillovski nga vendi kryetar i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE Makedonska Kamenicë. Në Komitetin Qendror u fol edhe për rezultatet nga zgjedhjet e fundit lokale ku VMRO-DPMNE realizoi fitore bindëse dhe historike të lartë që përfaqëson përgjegjësi për punë dhe arritje të rezultateve dhe premtimeve para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close