LajmeMaqedoni

Koxhaxhiku: Do ta udhëheq seancën konstituive

Me seancën konstituive në Kuvend për përbërjen e re parlamentare me shumë gjasë do të udhëheqë deputetja e VLEN-it, Merita Koxhaxhiku. Koxhaxhiku tha se do ta udhëheq seancën nëse ashtu e parasheh ligji.

“Po nëse me takon mua, do ta udhëheq seancën konstituive”, tha Koxhaxhiku.

Koxhaxhiku është deputetja më e moshuar në Kuvend, që ligjërisht i takon që ajo të udhëheq seancën, pasi është për një vit më e moshuar se deputeti/lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe nga Lupço Dimovski nga Partia Socialiste. Seanca konstituive është njoftuar se do të mbahet më 28 maj, por me shumë gjasë ajo do të zhvendoset një ditë më parë – më 27 maj.

Në këtë seancë do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit.

Sipas burimeve nga negociatat VMRO-VLEN, kryetari i Kuvendit thuhet se do t’i takojë VLEN-it. Madje si emra qarkullojnë Afrim Gashi, lider i AAA-së dhe Halil Snopçe, deputet i VLEN-it.

Related Articles

Back to top button
Close
Close