LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçki nga VMRO-DPMNE: Kryeministri dezerter menjëherë të dorëhiqet, institucionet të verifikojnë gjendjen e tij

VMRO-DPMNE gjatë press konferencës së sotme ka vazhduar akuzat ndaj kryeministrit Dimitar Kovaçevski rreth dokumentit të publikuar për paaftësinë e tij të përhershme, dokument që për atursinë e tij u prononcua edhe ministria e mbrojtjes duke e cilësuar si dokument sekret dhe të vërtetë, shkruan Top24.

Në press konferencën e tij Kovaçki nga VMRO-DPMNE, kërkoi nga kryeministri Kovaçevski të dorëhiqet menjëher, tu kërkoj falje opinionit dhe ftoi institucionet përgjegjëse të inicojnë procedurë për verifikim e aftësisë së kryeministrit dhe për të njejtën ta njoftojnë opinionin.

“Të nderuar qytetarë Maqedoninë e udhëheq një kryeministër përjetsisht i paaftë ose kryeministër i cili ka gënjyer që të mos e kryej shërbimin ushtarak. Paaftësia e përjetshme është gjendje e cila mundet vetëm të përkeqësohet e jo të përmirësohet. Nëse gjendja e dezertuesit Kovaçevski mundej të përmirësohet atëher diagniza do të ishte përkohësisht i pa aftë dhe jo siç i është shënuar përjetësisht i paaftë. Me paaftësi të përjetshme personi nuk mund ti kryej detyrat e tij brenda ditës dhe ai detyrimisht duhet të ketë pauza të cilat munden të jenë edhe më të gjata.”, përcjellë Top24

Kovaçki më tej shtoi se “Kryeministri derzertues është i obliguar që menjëher të jap dorëheqje dhe më së paku duhet tu kërkoj falje opinionit publik. I ftojmë institucionet përgjegjëse që menjëherë të inicojnë procedurë për përcaktimin e aftësisë së kryeminisrtit dhe ta njoftojnë opinionin.”

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close