LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski, Shekerinska, Klingbeil dhe Kurti, pjesëmarrës në panelin e diskutimit për Ballkanin Perëndimor

Paneli me temë “Politikat progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor” do të mbahet sot, në ora 18:30, në Hamam Daut Pashin, organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert – zyra në Shkup.

Ngjarja do të fillojë me fjalimet hyrëse nga nënkryetarja e Partisë Socialiste Evropiane (PES) Radmilla Shekerinska dhe përfaqësuesja e Fondacionit Friedrich Ebert Helen Kortlaender.

Pjesë e panelit do të jetë kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Lars Klingbeil, kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë Dragana Rakiq, lideri i Partisë për Liri dhe Drejtësi (PLD) Dragan Djilas, pastaj njeriu i parë i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi Ivan Vujoviq, nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi Ivan Vukoviq.

Related Articles

Back to top button
Close
Close