LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski: Për një vit, rritja e pensioneve rreth 16%

Në xhirollogaritë e pensionistëve me pensione të ulëta deri në 14 mijë denarë, nga e enjtja do të rrjedhin paratë nga përkrahja financiare e masave anti-krizë të qeverisë. Kryeministri Kovaçevski premton harmonzim të pensioneve me shportën e konsumatorit dhe rrogën mesatare.

“Në vazhdim është harmonizimi i pensioneve për dy muaj në këtë vit 2023, në muajin mars do të ketë pensione në harmonizim me shportën e konsumatorit dhe rritjen e pagës minimale. Për një vit kalendarik rritja e pensioneve do të jetë rreth 16 për qind. Metodologjia zvicerane që po e zbatojmë në bashkëpunim me Shoqatën e Pensionistëve po jep rezultate afatgjate.”, – deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

Unioni i shoqatave të pensionistëve: Pensionet e harmonizuara të paguhen për 12 muaj

Unioni i Shoqatave të Pensionistëve ka propozime të reja.

“Propozimi ynë kyç është që pagesa e pensioneve që aktualisht janë të harmonizuara të paguhen për gjithë 12 muaj. Në këtë mënyrë do të tejkalohet problemi i krijimit të niveleve të ndryshme të pensioneve ndërmjet pensionistëve që në të njëjtat kushte realizojnë përfitime pensioni.”, – u shpreh JOVANA TRANCEVSKI nga Unioni i Shoqatave të Pensionistëve.

Në buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për vitin 2023 qeveria ka paraparë transfer të rreth 30 miliardë denarëve në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor për pagesën në kohë të pensioneve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close