LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski optimist se në 30 ditët e ardhshme do të sigurojë 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese

Qeveria  dje ka dorëzuar në Kuvend propozimin për ndryshime kushtetuese, ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski 30 ditë para fillimit të seancës plenare për të votuar nevojën për hapjen e Kushtetutës është optimist se do të ketë konsensus ndërpartiak për vazhdimin e integrimit evropian të shtetit. “Pritjet e mia janë që të ketë një diskutim të frytshëm dhe të ketë një konsensus ndërpartiak për vazhdimin e integrimit evropian të shtetit. Ambasadori David Geer e bëri të qartë se gjithçka varet nga ne dhe se ne i marrim vendimet. Besoj se këto janë ndryshime kushtetuese që nuk ndërhyjnë në asnjë çështje identiteti. Ne jemi një shoqëri multietnike që është shembull i Evropës në miniaturë dhe shpresoj se 120 deputetë do të kenë vizion, virtyt dhe guxim për të marrë vendim që do të thotë sigurim i një të ardhmeje më të mirë evropiane për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm”, tha Kovaçevski.

Ndryshe, dje Qeveria i dorëzoi në Kuvend propozim-ndryshimet kushtetuese, të cilat parashohin futjen e bullgarëve në Preambulë, por edhe të disa nacionaliteteve tjera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close