LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski: Nuk ia kemi lëshuar pushtetin BDI-së

Edhe pse BDI-ja dhe LSDM-ja në zgjedhje presidenciale do të dalin me kandidatë e tyre, pritet që këto dy parti të jenë pjesë e të ashtuquajturit Fronti Europian për zgjedhjet parlamentare.

Bashkimi në një bllok të tillë, ndoshta edhe me parti të tjera, u jep shpresë këtyre dy partive se edhe pas 8 majit do ta kenë shumicën parlamentare dhe do të vazhdojnë të qeverisin. Por, kush mund e kush nuk mund të jetë pjesë e këtij Fronti Europian? Dera do të jetë e hapur për të gjitha partitë, organizatat joqeveritare, shoqatat që ndajnë vizionin me këto dy parti, që është vazhdimi i rrugës europiane drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE. Nuk do të ketë vend për ata që synojnë alternativa të tjera.

Kuptohet se nuk mund të jenë parti që janë për zgjidhje alternative, e jo për anëtarësim në BE. Sepse shihni, në Maqedoninë e Veriut kemi dy koncepte. Njëri është për një Maqedoni europiane dhe tjetri është për izolim. Ju keni kryetarë të partive politike që thonë se ne nuk do të hyjmë në BE për 100 vjet, e nëse duhet mund të mos hyjmë kurrë. Keni parti politike, kandidati për president i së cilës thotë se anëtarësimi ynë në NATO duhet të anulohet, se duhet të vendosim marrëdhënie më të ngushta me Kinën sesa me BE-në”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryetar I LSDM-së.

Edhe pse LSDM-ja është partia në pushtet me më shumë deputetë në Kuvend dhe e cila sipas Ligjit për Qeverinë Teknike u desh të ketë kryeministër teknik, megjithatë këtë funksion e mori Talat Xhaferi. Opozita vazhdimisht dilte me kritika se Kovaçevski dhe LSDM-ja ia kanë lëshuar pushtetin BDI-së dhe praktikisht kjo parti, e jo LSDM, sundon në vend. Lidhur me këtë, Kovaçevski me përgjigje:

Shihni numrin e ministrave të BDI-së në Qeverinë që kam udhëhequr unë dhe shihni numrin e ministrave të BDI-së në Qeverinë që ka udhëhequr VMRO-DPMNE për 11 vjet. Numri është i njëjtë. Problemi është se VMRO-DPMNE-ja dëshiron t’i paraqesë të gjithë shqiptarët si BDI, që nuk është e vërtetë. Ministri i Shëndetësisë, i Shoqërisë Informatike, paraprakisht ministri pa portofol për marrëdhënie me diasporën, nuk ishin nga radhët e BDI-së”, shtoi Kovaçevski.

Në intervistë për MIA-n, Kovaçevski tha se pret zgjedhje të drejta dhe demokratike, e duke pasur parasysh se ka certifikatë sigurie, si ish-kryeministër ka informacione se struktura të caktuara tashmë kanë filluar të përhapin lajme të rreme dhe dezinformata. Megjithatë, ai shton se ka besim tek institucionet se mund ta përballojnë këtë dhe se në prill dhe maj do të kemi zgjedhje demokratike presidenciale dhe parlamentare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close