Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dërgoi një letër urimi ipeshkvit të Shkupit dhe ekzarkut apostolik dr. Kiro Stojanov, me rastin e festës së madhe të krishterë të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjeve, e cila festohet sot nga besimtarët e Kishës Katolike.
Në letrën drejtuar të gjithë besimtarëve të Kishës Katolike në vendin tonë, kryeministri Kovaçevski shkruan se Krishtlindjet janë një nga festat më të ndritura, e cila sjell jetë të re, shpresë të re për një të nesërme më të mirë për çdo njeri, për çdo familje dhe për çdo shtëpi.