LajmeMaqedoniOpinion

Kostovski: I ka hije VMRO-së fatalizmi “Sa më keq, më mirë”!

Kolumnisti i portalit Civil, Lubomir Kostovski, ka ironizuar me parashikimet fataliste të liderit të VMRO-DPMNE-së që shikon vetëm zi për periudhën e ardhshme, duke thënë se ai “jo vetëm që është prognozer por dhe kreator i politikës “sa më keq, më mirë!”, transmeton indeks.mk.

“Ç’është e vërteta, përkeqësim i dukshëm i gjendjes në vend deri në vetë zgjedhjet, do të thotë në 100 ditët e ardhshme, kushedi si, ka paralajmëruar njeriu i parë i opozitës, Hristijan Mickovski. Ai me siguri e di këtë, sepse nuk është vetëm parashikues, por edhe krijues i politikës ditore në stilin “sa më keq, më mirë”, gjë që është parë gjatë gjithë kohës, që kur e mori stafetën nga paraardhësi i tij, Gruevski.”, ka shkruar autori.

Domethënë, shton ai, skenari i mëparshëm i krijimit të anarkisë funksionoi me një krizë abstinence më shumë se të dukshme për partinë e Mickovskit, të gjitha këto vite më parë. Sidomos pasi i çuan pensionistët në ambasadën e lartë amerikane në Kale, e cila për “rekrutët” pati pasoja veçanërisht të këqija për gjendjen e gjunjëve, por edhe për shëndetin, gjatë zbritjes nga “Tetovska trosharina”.

Lubomir Kostovski zgjidh enigmën e përcaktimit të Mickovskit, gjegjësisht, rrugës që ka zgjedhur.

“Nëse votuesit tanë dhe publiku i gjerë kishin problem me enigmën e Mickovskit të tipit “kam plan për EU, por do ta them kur të fitoj”, duket se tash është më e qartë. Si në atë këngën e Ballasheviqit, “Udhëto Evropë, dhe mos na prit ne”, vazhdon kolumnisti me ironinë.

Sipas tij, është me rëndësi të sqarohet enigma para votimeve në maj.

“Njeri që insiston në përgjigjen për politikat e “kuqezinjve” duhet patjetër së paku të bëhet “Kremlinolog” dhe të përpiqet të marrë vesh nga anësh. Duket se në dy raste, të paktën në aktivitete të Unionit Panevropian të Maqedonisë, në krye të të cilit është ish-ambasadori Andrej Lepavcov, si shikim përmes birës së bravës, për të parë a thua ai plan “B” mund të marrë të paktën kontura të vrazhda”, shkruan midis tjerash Kostovski.

(Shkrimi i plotë: https://civilmedia.mk/planot-b-na-vmro-dpmne-hibernatsija-na-nashite-evropski-sonishta/)

Related Articles

Back to top button
Close
Close