LajmeMaqedoniTopLajm

Kosanën s’ka kush e ndalë, përgatit listën e re me punonjës që do largohen nga puna?

Drejtoresha e ndërmarrjes Higjiena Komunale, Kosana Nikoliq Mazneva nuk e ka ndërmend të ndalet. Pas largimit të rreth 200 punonjësve (100 para tre muajve dhe të premten 100 të tjerë – shumica shqiptarë) me kontrata në vepër, si dhe dhjetëra tjerë madje me vendime pune, tash po përgatit listën e re me emra tjerë që do të largohen.

Punëtorë të shqetësuar të kësaj ndërmarrje kanë alarmuar për gazetën KOHA së sonte dhe më së voni deri nesër, lista me emra punonjësish që do largohen nga puna.

Ndërkohë, po kalon dita e tretë që kur drejtoresha Mazneva largoi nga puna rreth 100 punononjës me kontrata në vepër dhe katër këshilltarët e BDI-së në Qytetin e Shkupit akoma nuk janë bërë të gjallë. Kujtojmë që këshilltarët e BDI-së kohë më parë, edhe pse si parti ishin në opozitë në Qytetin e Shkupit, ata iu bashkuan Grupit të Zjarrit dhe, pas marrëveshjes së Izet Mexhitit dhe Blerim Bexhetit me Danella Arsovskën, iu mbështeten qeverisjes së Arsovkës.

As BDI si parti dhe as Aleanca për Shqiptarët nuk kanë reaguar për këto largime, ndërkohë po hesht edhe Blerim Bexheti, zyrtari që në emër të BDI-së mban kontakte dhe e mbështet Danella Arsovskën në Qytetin e Shkupit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close