BotaLajmeTopLajm

Koronavirusi vret më shumë dibaetikët, çfarë tregon studimi i ri në SHBA

Një studim i ri në SHBA tregon se afro 40 për qind e pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, vuanin nga diabeti.

Nga totali i viktimave nën moshën 65 vjeç, gjysma kishin pasur sëmundje kronike. Mbi 10 mijë raste vdekjesh nga 15 shtete amerikane përfshirë Nju-Jorkun, u morën në studim nga shkurti në maj nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Duke folur mbi rezultatet e studimit, epidemologët thanë se Covd-19 sjell ndërlikimi serioze për ata që vuajnë nga diabeti. Shumica e të vdekurve në 12 shtete amerikane dhe Uashington kishin pasur normë të lartë diabeti, tregon studimi.

Virusi dobëson funksionet e një sërë organesh duke nisur nga mushkëritë, zemra, veshkat, dhe ata që e ndjejnë më shumë janë diabetikët. Është një fakt i njohur tanimë që virusi gjithashtu sjell probleme te personat e moshuar, ata me tension të lartë dhe obezët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close