LajmeMaqedoniTopLajm

Koridori 8, reagon Zekolli Shaqiri: Lidhja e autostradës Strugë – Qafë Thanë do të realizohet, aktualisht po zgjidhet modaliteti më i përshtatshëm, në koordinim me UNESCO-n

Pas deklaratave të kryeministrit Mickovski rreth koridorit 8 dhe reagimeve të shumta nga partitë opozitare, përmes një postimi në profilin e saj në FB ka reaguar edhe zëvenësministreja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri e cila në këtë reagim thekson se lidhja e autostradës Strugë – Qafë Thanë do të realizohet. Aktualisht po zgjidhet modaliteti më i përshtatshëm, në koordinim me UNESCO-n, shkruan Top24

Zekolli Shaqiri më tej sqaron  opinionin publik lidhur me zhvillimet më të fundit për Korridorin 8, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për vendin tonë dhe për rajonin.

“Punimet në kuadër të Korridorit 8 janë duke u zhvilluar dhe progresi është i dukshëm në të gjitha segmentet ku janë përmbushur kushtet ligjore dhe teknike. Megjithatë, për segmentin Trebenishtë – Qafë Thanë, është e rëndësishme të sqarohet se gjatë fazës së projektimit fillestar nuk është kërkuar mendim nga UNESCO, përkundër ndjeshmërisë së zonës.
Në këtë drejtim, në takimin e fundit të zhvilluar para disa javësh ndërmjet Ministrit Nikoloski dhe përfaqësuesve të lartë të UNESCO-s, janë paraqitur qartë vërejtjet për projektin aktual, të cilin ne e kemi trashëguar. Për ne është thelbësore që të mos rrezikohet në asnjë moment statusi që gëzon vendi ynë në raport me këtë organizatë.” shkruan Shaqiri.
“Dua të theksoj qartë se lidhja e autostradës Strugë – Qafë Thanë do të realizohet. Aktualisht po zgjidhet modaliteti më i përshtatshëm, në koordinim me UNESCO-n, në mënyrë që ky projekt të mos pengohet dhe të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Po ashtu, Ministria e Transportit është drejt përfundimit të punimeve për rikonstruksionin dhe zgjerimin e pikës kufitare Qafë Thanë, çka dëshmon qartë përkushtimin tonë për një lidhje të plotë dhe funksionale të kësaj autostrade.
Lidhja infrastrukturore me Republikën e Shqipërisë është prioritet strategjik dhe do të realizohet me patjetër, pavarësisht zgjidhjes përfundimtare teknike që do të përzgjidhet për këtë segment.” përfundon në ragimin e saj zëvendësministreja Kaltrina Zekolli Shaqiri, përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close