BotaLajme

Koreja e Veriut po shkatërron vendet në zonën turistike Mount Kumgang

Dikur u përshëndet si simbol i paqes mes Koreve, por një hotel lundrues në zonën turistike po shkatërrohet nga qeveria e Koresë së Veriut.

“Mali Kumgang” ka qenë një vend për momente të rralla pajtimi midis qytetarëve të dy vendeve, të cilët teknikisht janë ende në “luftë”.

Një zyrtar nga Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut tha për CNN se ata vunë re atë që duket të jetë “aktivitet çmontues” në shumë vende në malin Kumgang.

Shtëpia e Pushimit Onjonggak është vendi ku më parë kanë ndodhur ribashkimet e familjeve të ndara nga Jugu dhe Veriu.

Përgjegjëse për menaxhimin e zonës turistike ishte kompania në pronësi të Koresë së Jugut.

Vazhdimisht disa nga godinat turistike po shkatërrohen, ndër to përmendim hotelin e famshëm Haegumgang që u prish në prill.

Dikur një vendpushim luksoz që lundronte mbi Reefin e Madh të Barrierës së Australisë, hoteli u zhvendos në Kumgang dhe u hap për turistët në vitin 2000.

Zyrtari tha gjithashtu se ata po monitorojnë nga afër, nëse Koreja e Veriut do të shkatërrojë qendrën e “bashkimit familjar” dhe qendrën komunitare Kumgang.

Koreja e Veriut thuhet se po planifikon të zëvendësojë të gjitha strukturat në malin Kumgang, duke lënë të kuptohet që qeveria ka në plan të menaxhojë dhe kontrollojë zonën e resortit pa asnjë ndihmë nga fqinji i saj jugor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close