
Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike në det, disa orë pasi Koreja e Jugut dhe SHBA-ja filluan një stërvitje të madhe ushtarake vjetore të njohur si “Mburoja e Lirisë”.
Bëhet e ditur se Koreja e Veriut e ka parë prej kohësh stërvitjen si një provokim.
Stërvitja “Mburoja e Lirisë” do të përfshijë “trajnime të drejtpërdrejta, virtuale dhe në terren” sipas qeverisë amerikane.
Ndryshe, javën e kaluar, Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, paralajmëroi kundër “provokimeve” të mëtejshme pasi një aeroplanmbajtëse amerikane u ankorua në portin e Koresë së Jugut të Busan.
Stërvitjet u ndërprenë për pak kohë pasi dy aeroplanë luftarakë të Koresë së Jugut KF-16 bombarduan gabimisht një zonë civile në Pocheon, pranë kufirit me Korenë e Veriut të enjten e kaluar.
Tridhjetë persona u plagosën në incident, të cilin forcat ajrore të Koresë së Jugut ia atribuuan gabimit njerëzor pasi një nga pilotët futi koordinatat e gabuara



