
Lëshimi i raketave vjen pesë ditë pasi dronët e Koresë së Veriut fluturuan në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut për herë të parë që nga viti 2017.
Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë raketa këtë vit se kurrë më parë, shkruan BBC.
Uashingtoni tha se lëshimet e fundit të raketave nuk përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në ose aleatët e saj.
Tre raketat balistike me rreze të shkurtër u lëshuan rreth orës 08:00 me orën lokale nga provinca e Veriut Hwanghae, në jug të kryeqytetit Phenian, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.
“Lansimi i raketave balistike nga Koreja e Veriut është një provokim i rëndë që minon paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean si dhe komunitetin ndërkombëtar”, sipas tyre./euronews.al/