LajmeMaqedoniTopLajm

Kopshti Zoologjik në Shkup të shtunën i hap dyert për vizitorët

Kopshti Zoologjik në Shkup njoftoi se sërish do të hapet për vizitorët nga dita e shtunë, përcjell TV21. Kopshti ishte i mbyllur për tre javë pasi u konfirmua rasti i gripit të shpendëve.

“Ju njoftojmë se nga dita e shtunë (09.11.2024) Kopshti Zoologjik i qytetit të Shkupit sërish do të hapet për vizitorët me orar pune të rregullt nga ora 09:00-16:00 çdo ditë. Le të shijojmë së bashku ditët e bukura të vjeshtës me diell, ju presim”, qëndron në postimin në Fejsbuk.

Kopshti Zoologjik ishte mbyllur për vizitorët pasi ishte konfirmuar rasti i gripit të shpendëve. Sipas njoftimit, u krye survejimi dhe vrasja humane e 24 rosave, gjashtë patave, pesë pulave dhe një çafke. Janë urdhëruar masa dezinfektimi, ekzaminimi i shpendëve të tjerë të pranishëm në kopshtin zoologjik për praninë e virusit, masa të shtuara të biosigurisë dhe masa të tjera, me qëllim të zbulimit të sëmundjes dhe parandalimit të përhapjes së saj jashtë Kopshtit Zoologjik midis kafshëve dhe njerëzve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close