LajmeMaqedoniTopLajm

Konkurs për pjesmarrje në shkollën për liderë të rinj të ish presidentit Ivanov

Sot është shpallur konkursi për pjesëmarrje në trajnim ndërkombëtar për liderë të rinj të ish-shefit të shtetit Gjorgje Ivanov, ku sivjet do të jetë në temën “Lidershipi në aksion”.

Programi i “Shkollës për liderë të rinj të presidentit Ivanov”, e cila do të mbahet për të 12-ën herë me radhë, është dedikuar për persona të rinj me arsim të lartë të përfunduar deri në 35 vjeç, studentë të diplomuar dhe profesionistë me përvojë pune.

Siç informojnë nga kabineti i ish-presidentit Ivanov, pritet pjesëmarrësit të kenë dëshirë në mënyrë të vazhdueshme t’i zhvillojnë dhe përsosin aftësitë e tyre të lidershipit dhe të kontribuojnë për zhvillim pozitiv të shoqërisë dhe mjedisit ku jetojnë dhe punojnë.

Sivjet, Shkolla për liderë të rinj do të organizohet në mënyrë të kombinuar, onlajn dhe me prezencë fizike, muajin e ardhshëm, në periudhën prej 12-28 nëntor të vitit 2021.

Trajnimi përfshin ligjërata nga ligjërues nga vendi dhe nga jashtë, të fokusuar në përvoja dhe njohuri të cilat do t’i nxisnin pjesëmarrësit të mendojnë në mënyrë analitike dhe të krijojnë zgjidhje të përbashkëta për sfidat me të cilat po përballen. Ligjëratat do të zhvillohen në gjuhën maqedonase dhe angleze.

Numri i pjesëmarrësve në Shkollë është i kufizuar, ndërsa të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë të rinjtë të cilët i përmbushin kushtet e theksuara në konkurs të publikuar në Fejsbukun e iush-presidentit Ivanov.

Ivanovi ka qenë shef i shtetit nga viti 2009-2019. ndërsa Shkolla për liderë të rinj po mbahet nga viti 2010. Në 11 trajnimet e deritanishme kanë marrë pjesë rreth 440 të rinj nga i gjithë vendi, por edhe nga jashtë, me fokus të ndryshëm akademik dhe profesional, ndërsa ligjërata kanë mbajtur mbi 220 ligjërues me renome nga vendi, Evropa dhe bota. Në vitin 2018, Shkolla për liderë të rinj është shpallur për projekt më të mirë social në Evropë për vitin 2017 nga ana e Forumit Investues Botëror të Engjëjve të Biznesit njofton ZHURNAL.Mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close