LajmeMaqedoniTopLajm

Konjufca: Kosova s’ka çka kërkon në dialog nëse për Asociacionin nuk respektohet kushtetuta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se statuti i Asociacionit duhet të jetë brenda kornizës së Kushtetutës së Kosovës.

Madje, ai ka nënvizuar se nëse bashkësia ndërkombëtare si pikënisje të Asociacionit nuk e sheh Kushtetutën e Kosovës, atëherë Kosova s’ka çka kërkon në dialog.

Pas takimit me homologun e tij austriak, Konjufca në konferencë për medie, tha se Serbia po e shkel marrëveshjen të arritur në Bruksel dhe Ohër, derisa edhe po kërkon edhe republikë serbe në Kosovë.

Në anën tjetër, kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, shprehu mbështetjen për rrugën evropiane të Kosovës.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme dhe se dy palët duhet ta zbatojnë atë.

Si zgjidhje, ai përmendi edhe Tirolin Jugor, ku mund të arrihet një zgjidhje kompromisi.

“Tiroli i Jugut ka treguar se si përmes rrugës së dialogut mund të arrijmë një rezultat të mirë. Kjo mund të vlejë edhe për komunat me shumicë serbe në Kosovë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close