LajmeMaqedoniTopLajm

Konfiskohen 272 pako cigare kontrabandë në Gjevgjeli

Pasditen e sotme në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Opel Vectra” me targa të Velesit, i drejtuar nga H.M. nga Gjevgjelia, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar – Bogorodicë kanë gjetur dhe konfiskuar 272 pako të llojeve të ndryshme të cigareve pa dokumentacion në vlerë të përgjithshme rreth 300.000 denarë.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj shtetasit N.M. do të bëhet kallëzimi përkatës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close