LajmeRajon

Konferencë ndërkombëtare “Tako, shih, bëj!” në Muzeun e Luftës Maqedonase

Konferenca e shtatë ndërkombëtare “Tako, shih, bëj!” (Meet, See, Do) të Rrjetit Ballkanik të Muzeve do të mbahet sot dhe nesër në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi.

“Në dy ditët e punës dhe 14 sesioneve, 50 profesionistë nga vendi dhe nga Britania e Madhe, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Serbia, Greqia dhe Bullgaria do të diskutojnë në temën “Për çfarë janë muzetë!  Mbrapa te bazat!”, theksojnë nga Muzeu i Luftës Maqedonase.

Konferenca është në organizim të Muzeut dhe Rrjetit Ballkanik të Muzeve, është njëra ndër platformat më të rëndësishme rajonale që i bashkon muzetë dhe profesionistët të cilët punojnë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të rajonit ballkanik.

Konferenca realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës si pjesë e Programit vjetor, dhe me ndihmën e Qytetit të Shkupit.

“Tako, shih, bëj!” do të zhvillohet me respektimin e protokolleve aktuale për kovid, ndërsa për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, do të emetohet edhe drejtpërdrejt përmes kanaleve të Muzeut të Luftës Maqedonase në Jutjub dhe në Fejsbuk”, theksojnë nga Muzeu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close