LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Tetovës para kollapsit, punëtorët pa rroga, Kasami lavdërohet në Zvicër. Flasin këshilltarët

Askush nuk e ka menduar se për një vit komuna e Tetovës në krye me Bilall Kasamin do të ndodhet para kollapsit total. Gati gjysma e muajit ka kaluar punëtorët e komunës së Tetovës ende nuk kanë marrë rroga për shkak të keqmenaxhimit të komunës nga Kasami.

Punëtorët ankohen pasi kanë nis të aktivizohen kamatat në bankat që kanë edhe kredite.

Ende rrogë nuk ka, çdo ditë na thirrin nga bankat për kreditet dhe kanë nisur të aktivizohen edhe kamatat” thotë për TS një punëtor i cili nuk dëshironte ti shkruhej emri.

Nga ana tjetër siç mëson TS, me vendim të Gjykatës Themelore të Tetovës është bllokuar limiti për menaxhim me llogarinë e komunës për shkak të borxheve që çdo ditë po rritet ku si pasojë e ndalimit të limitit komuna mund të vij deri në kollpas për tre vitet e ardhshme.

TS ka dërguar pyetje deri te komuna e Tetovës se çka do të thotë ndalimi  i limitit dhe cilët janë pasojat e kësaj, por gati tre ditë nuk kemi marrë përgjigje nga komuna e Tetovës.

Këshilltari i Alternativës, Faton Selmani për TS thotë se për këto çështje le të pronocohen ata që ia kanë bllokuar llogarinë.

 Mendoj se për këto çështje le të pronocohen ata që ia kanë bllokuar llogarinë” thotë Selmani për TS.

Këshilltari i BDI-së, Veton Murati thotë se komuna punon me limite e zhbllokojnë pastaj  përsëri vjen radha e përmbaruesit tjetër. Sipas tij do të vazhdoje të punoje komuna në këtë formë ku çdo ditë rritet borxhi shkaku i mbi punësimit të militantëve të BESËS.

” Po punojnë me limit, e zhbllokojnë kur paguajnë ndonjë përmbarues, kryejnë pagesa çfarë kanë bërë kontrata dhe pastaj përmbaruesi i radhës menjëherë i bllokon. Mbipunësimi është edhe një faktë që rritet borxhi dhe nuk tregojnë se sa është rritur borxhi i komunës” thotë Murati për TS.

Sipas tij nuk do të ketë kollpas shkaku se komuna mbledh taksa dhe rrogat i paguan me bllokdotacione.

Nuk besojë se do të vjen deri në bankrot, se komuna mbledh taksa, por borxhi rritet, problemin e rrogave nuk e kanë se i marrin si bllok dotacione nga qeveria” thotë më tej Murati.

Ai thotë se NPK-ja është një problem tjetër i madh i komunës shkaku se 4 muaj punëtorët janë pa rroga dhe kur i marrin rrogat i marrin si honorare pa kontribute dhe pa sigurime shëndetësore dhe pensionale ndërsa nga ana tjetër komuna e Tetovës e rrit numrin e militantëve të BESËS me kontrata në vepër.

Nga ana tjetër kreu i komunës së Tetovës pas Danimarkës zbriti në Zvicër për të hapur degën e Lëvizjes BESA dhe për të mashtruar mërgimtarët se Kasami do të ju ndihmojë nëse ata kthehen në vendlindje.

Kasami ende nuk ka treguar se me cilët para ka shkuar ne Zvicër, pasi nuk ka qenë për Tetovën dhe komunën e Tetovës, por për Lëvizjen BESA./TS/

Related Articles

Back to top button
Close
Close