
Këshilli i Komunës së Gostivarit ka marrë vendim, me të cilën do të fillojë me procedurë për vendosje të fotovoltaikëve të pronës, që është në pronësi të saj.
Pushteti lokal në seancën e sotme të këshillit kërkoi nga këshilltarët dhe mori mbështetje për realizimin e projektit, me të cilin në pronën dhe çatitë e 29 objekteve, të vendosen panele solare për prodhimin e energjisë elektrike.
Ky projekt duhet të zbatohet sipas parimit të partneritetit publiko-privat, me të cilin operatori ekonomik do të duhet të investojë dhe ta shfrytëzojë për minimum 15 deri në maksimum 25 vjet. Komuna e Gostivarit si partner mund të marrë 5 apo 10 për qind të fitimit, tha përfaqësuesi i komunës së Gostivarit.



