
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu priti në takim përfaqësuesit e UNDP-së, ku u diskutua në lidhje me projektin “Rregullimi i shtratit të lumit në vendbanimin Pirok”, që u zgjodh nga qytetarët në Forumet në bashkësi, forume të cilat u organizuan në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunal – Faza 2”, të financuar nga Ambasada Zvicerane dhe Ministria për vetëqeverisje lokale dhe të kofinancuar nga UNDP-ja, shkruan Top24
Komuna e Bogovinës do të vazhdojë me implementimin e të gjitha aktiviteteve të parapara në kuadër të këtij projektit.
.



