LajmeTeknologji

Kompjuteri i rrallë Apple-1 shitet për 475 mijë dollarë

Një nga kompjuterët më të rrallë në histori, modeli Apple-1, është shitur për një çmim marramendës prej 475 mijë dollarësh amerikanë në një ankand të mbajtur në Boston.

Kompjuteri, i cili i përket grupit të parë prej vetëm 50 njësish të prodhuara nga bashkëthemeluesit e Apple-it, Steve Jobs dhe Steve Wozniak në vitin 1976, është një nga vetëm nëntë ekzemplarët funksionalë që ekzistojnë edhe sot.

Modeli i shitur, i njohur si “Byte Shop Apple-1”, përmban një kabinetë prej druri dhe vjen në gjendje të plotë pune – një fakt që ka ndikuar në vlerësimin e lartë të tij në tregun e koleksionistëve.

Fillimisht ishte parashikuar që pajisja të shitej për rreth 300 mijë dollarë, por çmimi përfundimtar tejkaloi pritshmëritë, duke dëshmuar vlerën historike dhe koleksionuese të teknologjisë së hershme të Apple.

Kompjuteri i quajtur “Moore Apple-1” i përkiste zonjës June Blodgett Moore, e njohur si gruaja e parë që ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Stanford.

Pajisja erdhi në ankand me të gjithë komponentët përkatës: tastierën origjinale, “interface” për kaseta, si dhe softuerin Apple BASIC. Për më tepër, një video demonstruese që tregonte funksionimin e kompjuterit ditën para ankandit, i shtoi edhe më shumë vlerë ofertës.

 

Modeli Apple-1 është konsideruar si themeli mbi të cilin u ndërtua perandoria e teknologjisë së Apple.

Në atë kohë, këta kompjuterë shiteshin për vetëm 666.66 dollarë dhe përbënin një revolucion për teknologjinë kompjuterike të asaj kohe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close