LajmeMaqedoniTopLajm

Kompania Mepso e udhëhequr nga Orhan Murtezani bëhet e para kompani shteterore qe fillon me digjitalizimin

MEPSO është kompani në pronësi të plotë shtetërore, e cila është themeluar në vitin 2005 me transformimin e Ndërmarrjes së Energjisë Elektrike të Maqedonisë. Dy funksionet kryesore të MEPSO-s janë transmetimi i energjisë elektrike dhe menaxhimi i sistemit të transmetimit të energjisë.

Kompania Mepso është ndër kompanitë më të mëdha në Maqedoninë të Veriut dhe udhëhiqet nga drejtori Orhan Murtezani, kuadro i ardhur nga rradhët e Partisë Alternativa, shkruan InfoShqip.

Drejtori Orhan Murtezani me një postim në profilin e tij në Facebook ka treguar se Sh.A MEPSO është e para kompani shtetërore që ka filluar me digjitalizimin, ku së fundmi ka nisur iplementimi i një zgjidhjeje moderne të bazuar në ueb për nënshkrimin digjital të dokumenteve e cila mundëson:
– Realizim më të shpejtë të detyrave
– Ulje të kosotove të shtypjes të dokumenteve
– Rritje të produktivitetit

VIDEO:

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close