
Në pikat kufitare Bogorodicë dhe Dojran është regjistruar fluks i shtuar i automjeteve, ndërsa pritjet për dalje nga Maqedonia e Veriut zgjasin rreth 40 minuta, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas të njëjtit njoftim, në pikën kufitare Tabanoc, pritja për hyrje në vend është po ashtu rreth 40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga shteti. Megjithatë, LAMM thekson se në anën greke të vendkalimeve kufitare koha e pritjes ndryshon vazhdimisht dhe zakonisht është më e gjatë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe zona malore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së gurëve. Kujdes i veçantë rekomandohet në akset Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
Në fuqi mbetet edhe regjimi veror i qarkullimit, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda me masë totale mbi 15 tonë gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.



