LajmeOpinion

Koha kur Bashkësia Fetare Islame drejtohet nga një jo mysliman

Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit!”, por në të vërtetë ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë. Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pret një dënim i dhembshëm, për shkak të hipokrizisë së tyre. Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” – ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!” Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, ndonëse nuk e ndjejnë. (El Bekare, 8-12)

Nga Blerim Hoxha

Institucioni fetar islam gjatë periudhës së sistemit monist, madje edhe më herët, fill pas përfundimit të Perandorisë Osmane, kaloi nëpër sisteme nga më të errëtat në historinë e njerëzimit. Megjithatë, ndonëse nën pushtete mbretërore antiislame, fashizoide, diktatoriale, asnjëherë nuk pati fatin që të drejtohet nga hipokritë, njerëz të pushteteve politike, jo besimtarë. Fatkeqësisht, për herë të parë, pas gjashtë shekujve funksionim të BFI-së, si institucion i vetëm fetar islam në RMV, tashmë në krye të saj kemi një jo mysliman! Ndonëse dikush me të drejtë mund të habiten për këtë konstatim, megjithatë, faktet janë të pamohueshme.
Cili mysliman i devotshëm do të pranonte që të rritet shpirtërisht, në karrierë e me plotë afinitete prej hipokriti dhe, të ulej me dëshirë të madhe në fronoin e drejtimit të BFI-së? Kjo i ka shkuar për dore vetëm Shaqir Fetait!
Çfarë myslimani të devotshëm mund të shohë njeriu tek Shaqir Fetai i cili thithjen e gjakut shqiptar e ka stërvitur tek oficerët e UDB-së, siç na ishin dikur Stanko Dragoviqi e Temellko Boshkovski! A e keni vërejtur se si Shaqir Fetai lavdërohet me ata që i pret në “kabinetin” e tij! Për të gjithë thotë: “ka dhënë kontribut të madh kombëtar”, “është aktivist i shquar kombëtar”! Prej nga ua di ky aktivitetet komëtare shqiptarëve në diasporë? Apo, po i fut në hipoteka njerëzit që një ditë të gjithë të thonë se “Shaqir Fetai ka dhënë kontribut të moth kombëtar”! Shaqir Fetai është prej atyre “që përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe besimtarët”!
I mallkuar është, qoftë ky edhe mysliman, ai i cili eprorit të vet fetar ia ngul thikën pas shpine! Ish-reisul ulema i pat lodhur myslimanët e vendit, dy dekada rresht duke ua lavdëruar dhe duke ua imponuar Shaqir Fetain si “myfti e intelektual i madh”, ndërsa po ky, në fund, ia nguli thikën pas shpine ish-reisit! Tani, t’i besohet Shaqir Fetait? Tani, të lidhet “xhemati” pas tij? Tani, të mendohet se një mysliman i devotshëm mund ta bëjë këtë tradhëti dhe këtë krim siç e bëri Shaqir Fetai?
A mund t’i thuhet mysliman Shaqir Fetait, i cili, një jetë të tërë ka vepruar me intriga, vetëm e vetëm që ta pastrojë terrenin dhe në fund të instalohet në fronin e BFI-së? A mund t’i thuhet mysliman Shaqir Fetait i cili e kërkon dhe e pranon ndihmën e pushtetit politik antiislam që ta ndihmojnë që të instalohet në krye të BFI-së dhe nga aty të nisë rrënimin e madh e të padhimbshëm të Institucionit?
Shaqir Fetai ka këmbëngulur në largim nga puna të të gjithë atyreve që dikur ia kritikonin ish-reisin duke kërkuar prej tij reforma në BFI, ndërsa, në fund, pikërisht Shaqir Fetai ia ngulë thikën pas shpine reisit që e mbronte me qëllim që ta mbrojë BFI-në nga reformat të cilat nuk durojnë brenda institucionit asnjë udbash, asnjë hajn, asnjë kriminel, asnjë drogaxhi, asnjë të ylbertë, asnjë të paudhë, asnjë vjedhës të haxhit, të kurbanëve, të cilët, sot, Shaqir Fetai i ka patarica të veta që i ndërron varësisht nga relievi i terrenit! Shaqir Fetai mendon se mund ta mohojë këtë të vërtetë e cila tashmë është e deponuar në fromë deklarate e dëshmie në gjyqësorin e vendit dhe është arkivuar si praktikë gjyqësore që do të shërbejë për hulumtime e studime të rasteve nga më antiislame!
A mundet të jetë mysliman i devotshëm një si Shaqir Fetai i cili instalimin e vet e projekton duke shkelur mbi Kushtetutë dhe mbi të gjitha aktet normative të BFI-së?
Cili mysliman i devotshëm do të pranonte si Shaqir Fetai që të harxhojë fitra e zeqat duke ndarë “dekorracione” e mirënjohje të hurit e të litarit vetëm e vetëm që të bëjë “lajm”, ndërsa t‘i ngrijë të gjitha aktivitetet që do të shënonin ngritje të grafikonit të jetës fetare islame në vend.
Cili “mysliman” si Shaqir Fetai do të pranonte që të tallet me medresantët, t’ua marrë paratë e shkollimit dhe, në fund, t’i hedhë në rrugë, si dhelpra këlyshët e vet!
Një kryetar, mysliman i devotshëm, nuk do të lejojnë për asnjë çmim që të dëmtohet, të vidhet, të shkatërrohet vakëfi i BFI-së! Shaqir Fetai lejon që të shkatërrohet, madje edhe të përvetësohet vakëfi e të bartet si pronë e bashkëpunëtorëve të vet! Cili besimtar i devotshëm do të lejonte siç lejon Shaqir Fetai që bashkëpunëtorët e vet të përvetësojnë banesa në ndërtim nga vakëfi i BFI-së, të marrin përqindje parashë nga donacionet e huaja por edhe nga kontributet dhe taksat fetare!
Cili mysliman i devotshëm do të lutej, te jomyslimanët, siç lutet Shaqir Fetai, që t’ia ruajnë dhe t’ia garantojnë sigurinë, mosluhatshmërinë nga kolltuku i BFI-së të cilën e uzupoi me tradhëti e me komplot!
Cili mysliman i devotshëm mundohet ta gënjejë Allahun e Gjithëdishëm, siç mundohet Shaqir Fetai, duke u përpjekur të reflektojë “mirësi” ndërkohë që hipokrizia e krejt botës vlon në shpirtin e tij?
Ja pse, shumë shpejt do të flitet për një kohë kur Bashkësinë Fetare Islame në RMV e drejtonte një jobesimtar! Nuk do të jetë presedan! Sepse, sot me të madhe po flitet se si dikur, nëpër xhamitë tona, paskan shërbyer me decenie hoxhallarë rusë! Atyre as emri nuk u dihet, vetëmse trajtohen si dukuri shumë të shëmtuar, si raste eklatante kur dikush është munduar ta genjejë Allahun Fuqiplotë! Ajeti 15 i sures El Bekare, thotë: “Allahu do të tallet me ata dhe do t’i lërë një kohë të gjatë që të bredhin verbërisht në mendjemadhësinë e tyre.”
Cili hipokrit sot, shpreh mendjemadhësi prej abdalli më shumë se vetë Shaqir Fetai? Mjer ajo kohë që, fatkeqësisht, do të shënohet me emrin e Shaqir Fetait!

Related Articles

Back to top button
Close
Close