
Klinsman Cake është përforcimi i fundit i Shkëndijës në merkaton e dimrit, i cili do të ketë për detyrë të sjellë qetësi dhe forcojë linjën e fundit të mbrojtjes së skuadrës tetovare. 22-vjeçari me origjinë nga Pogradeci i Shqipërisë me Shkëndijën nënshkroi kontratë në kohëzgjatje prej 3 vite e gjysmë.
Ai potencoi se Shkëndijën e njeh që para se të pranonte ofertën e Struga Trim Lum verën e vitit 2019-të për të luajtur në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
“Ka dy vite e gjysmë që luaj në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe ekipin e Shkëndijës e njoh mjaft mirë. Por Shkëndijën e kam ndjekur qysh kur luaja në Shqipëri, pasi që Shkëndija për çdo vit kishte paraqitje të mira në garat evropiane, duke arritur disa vite radhazi deri në play off,” tha mes tjerash Klinsman Cake.
Ky i fundit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut numëron gjithsej 63 ndeshje, ku ka regjistruar edhe 7 gola dhe 3 asistime