
Xhamia më e madhe në Australi do të mund të fillojë transmetimin e ezanit mysliman nga altoparlantët çdo javë sipas një propozimi të paraqitur në një këshill të Sidneit.
Kjo do të ishte xhamia e parë në Sidnei që do t’i transmetohej ezani rregullisht gjatë gjithë vitit.
Sipas dokumenteve të planifikimit, gati dy të tretat e popullsisë Lakemba u identifikuan si islamike në vitin 2021, ndërsa gati një e katërta fliste arabisht në shtëpitë e tyre.
Zhvillimi i propozuar do të ishte i lejueshëm nën kufizimet e zonave me pëlqimin e këshillit, sipas aplikimit që ka parë mediumi britanik.
Xhamia është në pronësi dhe operohet nga Shoqata Myslimane Libaneze (LMA), një organizatë jofitimprurëse me bazë në komunitet e themeluar në vitin 1962.
Një zëdhënës i kësaj shoqate tha se propozimi ishte “modest në natyrë, por thellësisht domethënës për komunitetin mysliman”.
“Nëse miratohet, ajo pasqyron njohjen në rritje të identitetit multikulturor dhe diversitetit fetar të Australisë“, tha zëdhënësi.



