LajmeShowbiz

Kjo është ‘gjyshja’ më seksi në botë, ja çka ofron në shitje? – (Foto)

Australiania Gina Stewart 48-vjeçe e cila vitin e kaluar ka rrëmbyer titullin e ‘gjyshes më seksi në botë’, sapo ka realizuar një kalendar ku ajo ka pozuar gati tërësisht e zhveshur, transmeton Zeri.info.

Image

Kryeveprën e saj, siç thotë ajo, e ka paralajmëruar verën e kaluar dhe e ka quajtur ‘Almost naked’ (Gati e zhveshur). Ajo e ka nxjerrë në shitje në ueb-faqen e saj dhe e shet për 7 euro, ndërsa përveç tij ofron edhe posterë ku është tërësisht e zhveshur.

Image

Gina, e cila është nënë vetushqyese, jeton në Kuinslend së bashku me fëmijët e saj. Djemtë james 27 dhe Cody 22-vjeç si dhe vajzat Casey 25 dhe Summer 4-vjeçe. Vajza e saj Casey, vitin e kaluar ka lindur një fëmijë, me çka Gina është bërë gjyshe.

Image

Përveç që është një yll i vërtetë Instagrami, biondina fatale ka qenë edhe në finalen e garës së bukurisë ‘Miss Maxim 2018’. Edhe pse shpesh e quajnë ‘artificiale’, Stewart ka zbuluar se nuk është përkrahëse e intervenimeve estetike.

Image

“I vetmi intervenim estetik që kam bërë dhe atë para 10 viteve, ishte rritja e gjinjve. Kurrë nuk kam përdorur botoks apo mbushës. Dua të plakem me hijeshi”, ka deklaruar Gina.

Image

Kohë më parë është spekuluar se ajo duhet t’i heq transplantimet nga gjinjtë, për shkak të problemeve shëndetësore. “Ato të gjitha janë helme. Nuk ka transplantim që është i sigurt. Vetëm pse nuk ju ka shpërthyer, nuk do të thotë se jeni të sigurt. Vuaj me vite shkaku i kësaj”, ka deklaruar ajo./ZERI

Image

Image

Image

Image

Related Articles

Back to top button
Close
Close