LajmeMaqedoniTopLajm

Kishte blerë fishekzjarre për Vitin e Ri, bëhet top lajm ndalimi i nipit të Ali Ahmetit!

Kishte blerë fishekzjarre për natën e Vitit të Ri, media e bënë top lajm ndalimin e nipit të Ali Ahmetit. Në fotografinë e siguruar ekskluzivisht nga Flaka, shihen mjetet e gjetura në makinën e drejtuar nga Drin Ahmeti.

Në fotografi shihen mjete piroteknike të llojeve të ndryshme por nga një apo dy copë , që nënukpton që nuk flitet për tregëti me mjete piroteknike, por për përdorim për qëllime private në vigjilje të ndërrimit të motmoteve një natë para vitit të ri, sasi e mjaftushme për një spektakël fishekzjarresh për festa të tilla.

Pompoziteti i lajmit, tregon orinetimin e portaleve të afërta me VMRO-DPMNE kundrejt sulmeve ndaj BDI dhe kreut të kësaj partie, Ali Ahmeti. Por, ajo që bie në sy është një tjetër realitet. Si mundet shteti të të del përpara për mjetet piroteknike që përdoren për festa, e këndaj të akuzohesh se nën ndikimin e politikës udhëheq biznese milionëshe.

Në këtë rast, diçka shkon keq dhe nuk funksionon. Del që akuzat ndaj Drin Ahmetit të jenë të pabaza dhe që nuk përkojnë me realitetin. Nëse Ali Ahmeti do të favorizonte nipin në biznese, si u bë e mundur që Policia ta ndalon dhe ta shoqëron atë në Stacionin Policor për mjete piroteknike? Parashtrohet pyetja logjike se në cilin rast, në të parin apo të dytin, Ahmeti nuk ka patur ndikim apo ka patur ndikim në favor të nipit. Flaka Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close