LajmeTeknologji

Kinezët filmuan të gjithë Marsin, një zonë veçanërisht e rëndësishme për njerëzimin

Në vitin 2021, Kina arriti të zbarkojë në mënyrë të sigurt roverin Zhurong në sipërfaqen e Marsit, ndërsa në të njëjtën kohë orbiteri i tyre që rrotullohet rreth Planetit të Kuq dërgon foto me rezolucion të lartë.

Media shtetërore kineze raportoi se anija kozmike bëri mbi 1800 orbita rreth Marsit, duke kapur të gjithë planetin, përfshirë Polin e Jugut.

Disa miliardë euro janë investuar në misionin Tianwen-1 dhe është një nga sukseset më të fundit të programit hapësinor kinez.

Mes fotove të shumta është edhe një pamje e Polit të Jugut, ku ndodhen rezerva të mëdha uji, raporton Reuters. Gjatë vitit 2018, sonda orbitale e Agjencisë Evropiane të Hapësirës zbuloi një liqen. Shkencëtarët kanë kërkuar ujë në planetët e Sistemit Diellor dhe më gjerë për dekada të tëra, sepse ai është një parakusht për ekzistencën e jetës.

Përveç Polit të Jugut, roveri kinez regjistroi një kanion prej 4000 kilometrash si dhe një krater. Pamjet nga krateri Mounder dhe një vullkan deri në 18 kilometra të lartë mbërritën në Tokë.

YouTube video

Related Articles

Back to top button
Close
Close